Ymeri: Qeveria po bënë komunat serbe republikë brenda Kosovës

Kosova

Ymeri: Qeveria po bënë komunat serbe republikë brenda Kosovës

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 11:31

(E plotesuar)Qeveria e Kosovës po dëshiron t’i bëjë republikë komunat me shumicë serbe brenda Republikës së Kosovës. Kështu tha kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ymeri: Riprocedimi i speciales, Kuvendi trajtohet si makinë votash

Qeveria e Kosovës po dëshiron t’i bëjë republikë komunat me shumicë serbe brenda Republikës së Kosovës. Kështu tha kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai shtoi se këtë republikë ata po mundohen ta bëjnë në bisedimet e Brukselit, ku asociacionet janë duke u munduar t'i kthejnë në bashkësi.

Sipas tij, këto bashkësi do të kenë këshillin, bordin dhe kryetarin e vet, gjë kjo që i bënë këto komuna të njihen si republikë brenda Republikës së Kosovës.

Ymeri: RKS nuk mund të funksionoj me një asociacion të tillë

“Kjo formë e asociacionit pak a shumë i ja jep asoci acionit dukjen edhe rolin e një republike brenda Republikës së Kosovës. Dhe themelimi i një republike të tillë brenda Republikës së Kosovës, natyrisht që e anulon themelimin fillestar të RKS-së, sepse nuk mund që Republika e Kosovës të ekzistoj si Republikë në formën e vet duke e pasur një republikë për së brendshmi e cila në shumë aspekte madje është shumë më e fuqishme se vet RKS”, tha Ymeri.

Ymeri tha se për krijimin e këtij asociacioni do të bëhet trysni tek qytetarë, njëjtë siç është bërë edhe në rastin Gjykatës Speciale. Sipas tij, këtë trysni ata nuk do të arrinin po të mos kishte dialog në Bruksel.

Ymeri: Po të mos kishte dialog, trysnia nuk do të bëhej e dukshme

“ Po të mos kishte dialog, trysnia nuk do të bëhej e dukshme. Ky qëndrim i qeverisë së Republikës së Kosovës është vetëm e vetëm sa për ta bër ë atë trysni të dukshme, që do të dëgjohej edhe nga qytetarët e Kosovës se ja nuk po kemi nga të ja mbajmë tjetër se po na kërkohet një gjë e tillë. Pak a shumë i njëjti me këtë ligjërimin që e kemi dëgjuar për Gjykatën Speciale se ne nuk e duam një gjykatë të tillë, por është kërkesa që po vjen nga bashkësia ndërkombëtare që po na detyron që ta themelojmë një gjë të tillë”, tha Yemri.

Me këtë rast, Ymeraj nuk la pa përmendur edhe Gjykatën Speciale. Ai tha se qeveritarët po e trajtojnë Kuvendin si një makinë votash, e jo siç do të duhej të trajtohej.

Ymeri: Me riprocedimin e speciales, po e trajtojnë Kuvendin si një makinë votash

“Me këtë insistim të Republikë së Kosovës që ta riprocedojnë amendamentin edhe një herë, po duket qartë ajo që kemi thënë sa i përket raportit që e ka Gjykata Speciale me Institu cionet e Kosovës. Pra ende pa u themeluar,me insistimin për ta themeluar Gjykatën Speciale tashmë Kuvendin po e trajtojnë si një organ i cili është makinë votash, e jo një organ më i lart legjislativ i vendit, siç do të duhej të trajtohet”, shtoi ai.

Këshilli Qendror i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë tani është duke vazhduar punimet.

***

Qeveria e Kosovës po dëshiron që t’i bëjë republikë komunat me shumicë serbe brenda Republikës së Kosovës.

Kështu tha kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në mbledhjen e Këshillit Qendrorë të Prishtinës, i cili shtoi se këtë republikë ata po mundohen ta bëjnë në bisedimet e Brukselit, ku asociacionet janë duke u munduar t'i kthejnë në bashkësi.

Sipas tij, këto bashkësi do të kenë këshillin, bordin dhe kryetarin e vet, gjë kjo që i bënë këto komuna të njihen si republikë brenda Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat