Kosova, gati për misionin faktmbledhës

Kosova

Kosova, gati për misionin faktmbledhës

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 10:00

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka bërë me dije se javën e ardhshme do të finalizohen të gjitha përgatitjet teknike në nivel qendror dhe lokal për ta pritur misionin faktmbledhës të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, i cili do të vijë në Kosovë më 13 korrik.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se presin që misioni faktmbledhës ta vlerësojë në mënyrë strikte dhe fer gjendjen reale në Kosovë. Çollaku ka shtuar se institucionet e Kosovës mbesin të përkushtuara që procesi i liberalizimit të vizave të përfundojë sa më shpejt.
Ai ka thënë se sa i përket procesit të liberalizimit të vizave Kosova ka bërë hapa pozitivë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat