Opozita prish partneritetin me ndërkombëtarët

Kosova

Opozita prish partneritetin me ndërkombëtarët

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 08:18

Tri partitë politike në Kosovë që kanë formuar tashmë bllokun opozitar, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, po tregohen të padëgjueshme edhe ndaj rekomandimeve që kanë ardhur nga miqtë ndërkombëtarë.

Mesazhi i Eliot Engel-it, kongresistit amerikan dhe mikut të moçëm të shqiptarëve, dhe gruas më të fuqishme në Evropë, kancelares Angela Merkel, se Gjykata Speciale duhet të bëhet në Prishtinë, nuk po merren në konsideratë nga opozita.

Madje kjo e fundit mbetet e palëkundur në qëndrimet e saj, se Specialja është kundër interesave të Kosovës.

Derisa analistët politikë konsiderojnë se me këto qëndrime opozita rrezikon ta humbasë mbështetjen e shteteve më të fuqishme ndërkombëtare, vetë opozitarët thonë të kundërtën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat