Përkujtohen dëshmorët e Budakovës

Kosova

Përkujtohen dëshmorët e Budakovës

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 22:41

Në fshatin Budakovë të Suharekës janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë gjatë luftës në Kosovë.

Familjarë të dëshmorëve, organizatat e dala nga lufta, shokë të të rënëve, u mblodhën në Budakovë për të përkujtuar 32 dëshmorët dhe 28 viktimat e luftës që para 16 vjetësh u vranë në këtë fshat të Suharekës.
Kryetari i Veteranëve të UÇK-së, në këtë qytet, tha se heroizmi i dëshmorëve ishte frymëzim për të të tjerët që ta qojnë deri në fund rrugën e nisur për liri.
Suhareka si edhe shumë rajone tjera të vendit dhanë shumë për lirinë që sot e ka Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat