Mustafa: Liberalizim do të ketë, por fillimisht do të luftohet korrupsioni

Kosova

Mustafa: Liberalizim do të ketë, por fillimisht do të luftohet korrupsioni

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 21:29

Kryeministri Isa Mustafa ka treguar se kancelaria gjermane Angela Merkel i ka thënë se do ndihmojë Kosovën që të hyjë në procesin e liberalizimit të vizave nëse i plotësojnë disa kushte.

Mustafa ka thënë se Merkel i ka sugjeruar që të luftojnë korrupsionin si dhe të përmbushet proceset në dialogun me Serbinë.

Mustafa tha se shpreson se do të ketë liberalizim të vizave por siq tha ai “njëherë duhet plotësuar disa kushte”.

Kryeministri tha se do të ndihmojnë prokurorinë si dhe do të sillen shumë ashpër me njerëzit që punojnë në institucione që shkelin ligjin. Sipas tij ata nuk do ta kenë vendin në Qeveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat