Burim Ramadani kalon në rolin e këshilltarit të Ramush Haradinajt

Kosova

Burim Ramadani kalon në rolin e këshilltarit të Ramush Haradinajt

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 19:49

Në Kuvendin Zgjedhor të AAK-së i cili u mbajt dje, janë zgjedhur 73 anëtarë për Këshillin Drejtues, ku emri i tashmë ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Burim Ramadanit, nuk figuron ndër ta.

Kjo, sipas Ramadanit është bërë me marrëveshje mes partisë, pasi që ai për dy mandate qëndroi në pozitën e sekretarit, ndërsa tani do të kalojë në atë të këshilltarit të Kryetarit Haradinaj.

“Me marrëveshje nuk jam pjesë e garës në strukturat e partisë. Kam qenë për dy mandate Sekretar i Përgjithshëm, por tani do të vazhdoj në rolin e këshilltarit për Kryetarin Haradinaj, jo në strukturat e partisë”, ka bërë të ditur Ramadani.

Ai ka thënë se angazhimet e tij do të vazhdojnë edhe me tutje në AAK përkrah kryetarit të kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat