​VV në Pejë: Komuna duhet t’i pastrojë varrezat e qytetit

Kosova

​VV në Pejë: Komuna duhet t’i pastrojë varrezat e qytetit

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 18:46

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë pastruar varrezat e qytetit në Pejë me ç’rast kanë akuzuar pushtetin komunal të kësaj komune se i ka lënë varrezat në gjendje të mjerueshme.

“Pushteti komunal i udhëhequr nga Gazmend Muhaxheri nuk po e sheh të rëndësishme pastrimin e varrezave, pasi që edhe vetë ka deklaruar se një gjë e tillë do t’i krijonte shpenzimet Komunës. Përderisa shpenzimet e luksit nuk i ndalë fare, ai kursimin e gjen tek mirëmbajtja e varrezave”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga dega e VV-së në Pejë.

Sic theksohet në komunikatë kjo gjendje e rënduar e varrezave të qytetit është shqetësim për të gjithë qytetarët e Pejës, dhe ky problem nuk mund të zgjidhet vetëm me iniciativa vetanake të qytetarëve, por duhet përkujdesje institucionale.
Aktivistët e VV-së së Pejës bëjnë thirrje pushtetit lokal që sa më parë të ndërmerr masa në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat