Tempulli me marrëveshje bashkëpunimi me University St. Climent Ohridski

Kosova

Tempulli me marrëveshje bashkëpunimi me University St. Climent Ohridski

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 17:46

Bashkëpunimi në mes të dyja institucioneve, i filluar qysh në vitin 2004, formalizohet edhe me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Fakultetit të shkencave teknike të UKLO University St. Climent Ohridski nga Maqedonia dhe Kolegjit të shkencave të aplikuara teknike Tempulli.

Duke u nisur nga dëshira dhe nevoja për zgjerimin e bashkëpunimit profesional në regjion, në fusha të ndryshme profesionale dhe akademike, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve. Prof. dr. Stojanqe Nusev, Dekan i fakultetit së bashku me bashkëpunëtorët e ngushtë, Prof. dr. Verica Danqevska, prodekane për mësim, Prof. dr. Elizabeta Bahtovska, prodekane për marrëdhënie me jashtë dhe Prof. dr. Nikolla Kërstanovski, zhvilluan takim pune me drejtorin e Kolegjit Tempulli, z. Muhamed Krasniqi me bashkëpunëtor. Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshje është formalizimi i marrëdhënieve bilaterale për të promovuar dhe përmirësuar mobilitetin e studentëve dhe profesorëve në aktivitetet e ndryshme akademike, shkencore dhe hulumtuese.

Pikat kyçe të këtij bashkëpunimi përfshijnë: mundësinë e përkrahjes me literaturë profesionale për nevoja të studentëve të dy palëve, zhvillimin e projekteve të përbashkëta hulumtuese, përkrahjen dhe bashkëpunimin për organizim dhe mbajtjen e konferencave, simpoziumeve dhe aktiviteteve të cilat lidhen me trafikun, transportin dhe shkencat tjera teknike.

Universiteti “St. Kliment Ohridski” është Universiteti i dytë shtetëror në Maqedoni dhe një ndër institucionet më të rëndësishme në fushën e arsimit të lartë në regjion dhe Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat