Sahatqija: Nënkryetarja e Vuciq-it u ul në Kuvendin e Kosovës, kjo është me rëndësi

Kosova

Sahatqija: Nënkryetarja e Vuciq-it u ul në Kuvendin e Kosovës, kjo është me rëndësi

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 17:00

Teuta Sahatqija, deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë për Klan Kosova, se është shumë më me rëndësi fakti që nënkryetarja e parë e Aleksandar Vuciqit, Marija Obradovic u ul në karriget e Kuvendit të Kosovës, sesa muhabetet që po bëhen për marrëveshje ose jo për termin Republikë.

“Mendoj se theksi i krejt zhvillimit është ky. Tashmë është pranuar realiteti i Kosovës”, ka thënë Sahatqija.

Deklaratat e parlamentares erdhën pas komentit të deputetes së Kuvendit të Serbisë, Marija Obradoviq, e cila ka thënë se ndihet e tradhtuar pasi që sot në Kuvendin e Kosovës, kryeparlamentari Kadri Veseli iu referua Kosovës si Republikë dhe se sipas saj nuk u përfill fare marrëveshja që të mos përmendej termi Republikë.

E mllefosur ajo gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës ka thënë se nuk dëshiron ta përkeqësojë punën dhe të flasë me terme të njëjta si Veseli dhe të thotë se “në Kosovë ndihet sikur të jetë në një pjesë të Serbisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat