Janë edhe 857 vende të lira në shkollat e mesme të Ferizajt

Kosova

Janë edhe 857 vende të lira në shkollat e mesme të Ferizajt

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 16:53

Janë edhe 875 vende të lira për regjistrim në klasat e dhjeta në shkollat e mesme të komunës së Ferizajt. Drejtimet e gjimnazeve, të qendrës së kompetencës dhe ato mjekësore kanë qenë më të kërkuarat nga semimaturantët ferizajas në afatin e parë. Në këto dy të fundit tashmë të gjitha vendet janë të plotësuara, ndërsa në dy gjimnazet mësohet se kanë mbetur edhe pak vende të lira.

Zyrtarja për arsim në Drejtorinë Komunale të Ferizajt, Sadije Hajdini, ka bërë të ditur për Kosovapress se në afatin e parë të regjistrimit numri i atyre që kanë aplikuar ka qenë 1987, prej tyre janë pranuar 1576, ndërsa sipas saj interesimi më i madh ka qenë për drejtimet mjekësore dhe drejtimet që i ofron qendra e kompetencës.

"Në këto dy shkolla është plotësuar numri, ndërsa në dy gjimnazet ka vende të lira, 25 vende në gjimnazin shoqëror dhe96 vende të lira në gjimnazin shkencor. Në total vende të lira janë edhe 875, shifër kjo që u mundëson regjistrimin e të gjithë semimaturantëve të komunës" ka shpjeguar Hajdini.

Në shkollat profesionale të komunës situata qëndron ndryshe, vende të lira pothuajse ka në të gjitha shkollat me përjashtim të shkollës së muzikës ku tashmë kuota e pranimit është plotësuar.Zyrtarja e DKA-së thotë se interesimii ulët i nxënësve ka qenë për drejtimet e agrobiznesit dhe teknologjisë, teknikës, ndërsa edhe në shkollën e mesme ekonomike, ndonëse ka pasur një konkurencë të madhe vende të lira ka edhe për 96 nxënës.

"Vende të lira ka në shkollën e agrobiznesit dhe teknologjsë "Zenel Hajdini", 371 vende, në shkollën e mesme teknike "Pjetër Bogdani", 276 vende.Në shkollën e mesme ekonomike "Faik Konica" janë edhe 96 vende të paplotësuara, këtu ka pasur interesim për tu regjistruar por kriteri ka qenë përcaktuese se pse një numër i nxënësve kanë mbetur pa u regjistruar ", ka pohuar zyrtarja Sadije Hjadini.

Në anën tjetër, drejtori i shkollës së mesme teknike “Pjetër Bogdani”, Isuf Çalaj thotë se edhe këtë vit nuk janë të kënaqur me interesimi e nxënësve për t’u bërë pjesë e kësaj shkolle.

“ Neve për t’i formuar 13 paralele na duhen më shumë se 360 nxënës ndërsa deri tani i kemi vetëm 150 kandidatë dhe kështu ndodhë pë r çdo vit. Kjo shkollë dhe të gjitha fushat teknike janë lënë anash prandaj ka hezitim edhe nga ana e prindërve për t’i sjell fëmijët në këto drejtime” thotë Çalaj.

Në gjendje më të mirë nuk është as shkolla e mesme për agrobiznes dhe teknologji “Zenel Hajdini”, në afatin e parë aty u lajmëruan vetëm 60 nxënës që me dëshirë duan ta ndjekin këtë shkollë dhe ardhjen në këtë shkollë e kanë konsideruar si zgjidhje të pare.

“Ndonëse nuk e kemi numrin e dëshiruar prapë jemi të kënaqur që kanë ardhur këta nxënës, u bëj thirrje prindërve që të bëjnë zgjidhjen më të mirë profesionale për fëmijët e tyre” thotë Eshref Qerimi , drejtor i shkollës së mesme “Zenel Hajdini”.

Mësohet se sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit ka pasur ankesa nga nxënësit për procesin e regjistrimit. Zyrtarët thonë se të gjitha ankesat do të shqyrtohen një nga një dhe aty ku konsiderohet se është bërë shkeljeata nxënës do të regjistrohen, ndërsa praktika e vitevetë kaluara thonë ata po përsëritet edhe sivjet sa i përketë interesimit të vogël të nxënësve për regjistrim në shkollën e agrobiznesiit dhe teknologjisë. Komuna e Ferizajt me qëllim të stimulimit të nxënësve për regjistrim në këtë shkollë sivjet ka paraparë edhe mbështetjen e nxënësve me bursa. Se sa kjo do të ndikoj në rritjen e interesimit për këtë shkollë do të shihet kur të përfundoi edhe afati i dytë i regjistrimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat