Yazdgerdi: Themelimi i Speciales, e dhimbshëm por e domosdoshme

Kosova

Yazdgerdi: Themelimi i Speciales, e dhimbshëm por e domosdoshme

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 13:39

Qeveria e Kosovës mund ta rikthej në Kuvend kërkesën për ta themeluar statusin e Gjykatës Speciale, në mënyrë që më pas qeverisë ti mundësohet angazhimi për themelimin e kësaj gjykate. Kjo të paktën është shpresa që ka Thomas Yazdgerdi, drejtori i Zyrës për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ai këto deklarata i bëri gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

Yazdgerdi: SHBA ishte e zhgënjyer me votimin kundër Gjykatës Speciale

“Do të doja të ngre një çështje të veçantë po që se mundem si mike e vërtetë e Kosovës, ShBA-ja ishte shumë e zhgënjyer të shoh të premten e kaluarën Kuvendin e Kosovës te votojë kundër themelimit të Gjykatës Speciale. Ne shpresojmë që qeveria e Kosovës, veçanërisht koalicioni qeverisës, do të rikthej kërkesën për ta themeluar statusin e gjykatës në Kuvend, në mënyrë që qeveria e Kosovës mund të angazhohet mirë për të themeluar Gjykatën Speciale”, tha ai.

Yazdgerdi, procesin për themelimin e gjykatës e ka vlerësuar të dhimbshëm, mirëpo ai pret që qeveria ta mbaj premtimin për themelimin e saj.

Yazdgerdi: E kuptojmë që është proces i dhimbshëm e aspak i lehtë

“Ne e kuptojmë se është një proces i dhimbshëm, aspak i lehtë, por në të njëjtën kohë, është një premtim që qeveria e Kosovës e ka bërë, një premtim për të cilin edhe ne e kemi venë besueshmërinë tonë. E kam diskutuar këtë temë me liderët e vendit tuaj dhe mbesim me shpresë së kjo është diçka që Kosova do ta bëjë, në mënyrë që të merret më të kaluarën e saj siç kanë bërë edhe shtetet tjera. Pra, kemi diskutuar edhe çështje tjera, por kjo ka qenë e rëndësisë më të madhe”, tha Yazdgerdi.

Përkundër çështjes së zgjatur të Speciales, ai po i gëzohet vizitës që po i bënë Kosovës, duke dëshiruar që ky udhëtim të zgjas edhe më shumë.

Yazdgerdi: Pashë zhvillim këtu

“Kam kënaqësinë të jem prapë në Kosovë. Disa mund dhe ta dinë së unë kam shërbyer këtu më herët, nga viti 2006 deri në vitin 2009, gjatë një kohe shumë emocionuese në historinë e Kosovës, kur shteti u be i pavarur dhe kishte përkrahje të fuqishme nga ShBA-të dhe disa nga miqtë tanë të ngushtë. Pra, janë bërë gjashtë vite që nga koha kur isha këtu, dhe është e mrekullueshme t’i shohësh disa nga miqtë e vjetër dhe të shohësh zhvillim këtu, dhe t’i takosh liderët e vendit tënd përsëri... Është një udhëtim i mrekullueshëm të vish këtu, shpresoj që do të mund të rri me gjatë. Ka qenë kënaqësi t’i shoh miqtë e vjetër përsëri dhe të ribashkohem më miq të vjetër dhe liderët tuaj ”,tha Yazdgrdi.

Yazdgerdi gjatë ditëve që po i kalon në Kosovë është duke pasur takime me krerët më të lartë të vendit. /KP

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat