Deputetet nga Serbia dhe Kosova, bashkë në një seancë, tensionohet diskutimi(Foto)

Kosova

Deputetet nga Serbia dhe Kosova, bashkë në një seancë, tensionohet diskutimi(Foto)

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 11:53

(E plotesuar) - Deputetet gra nga Kosova dhe Serbia janë mbledhur sot në Kuvendin e Kosovës për të dëshmuar se dialogu pa iniciativë nga Bashkimi Evropian është i mundur dhe se bashkëpunimi dhe toleranca në mes të të dyja palëve ekziston. Mirëpo jo gjithçka reflektoj ashtu, pasi që mjaftoj të përmendej fjala Republikë nga ana e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, për të mos i bërë të ndjehen mirë dhe të reagojnë deputetet serbe.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili pasi iu uroj mirëseardhje në gjuhën serbe deputeteve nga Serbia, tha se Republika e Kosovës beson dhe punon në politikat e fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet e regjionit tonë, përfshirë edhe Serbinë.

Veseli: Kosova beson dhe punon në politikat e fqinjësisë së mirë

“Republika e Kosovës beson dhe punon në politikat e fqinjësisë së mirë me të gjitha shtete e regjionit tonë, përfshirë edhe fqinjin tonë verior Serbinë. Mbi bazën e kësaj ne kemi përqafuar platformën e dialogut të vazhdueshme me Qeverinë e Serbisë në mënyrë që raportet tona të normalizohen dhe problemet mes nesh të zgjidhen përmes komunikimit dhe marrëveshjeve. Horizonti i këtij dialogu duhet të zgjerohet. Pra, të mos jetë vetëm dialog politik dhe institucional, privilegj i elitave politike, por edhe dial og qytetar dhe kulturor, në fushën e shoqërisë civile”, theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës.

Efjala Republikë e përmendur nga kryetari Veseli nuk i pëlqeu deputetes serbe Maria Obramoviq, deputete kjo që vjen nga partia e kryeministrit serb Aleksander Vuçiqit, e cila tha se me këtë u shkel marrëveshja në mes të palëve të cilët ishin dakorduar që të mos e përmendnin fare fjalën Republikë.

Obradoviq: Ju prishët marrëveshjen, thatë Republikë

“Më është dashur mjaftë punë dhe mund që të iu drejtohem nga kjo foltore. Kam marrë këtë obligim e po ashtu siç bënë edhe kryeministri jonë në Bruksel dhevërtet e çmoj edhe angazhimin nga ana e juaj. Por ju këtë herë shkelët marrëveshjen që bëmë që të mos përmendet Republika e Serbisë, Republika e Kosovës në adresimin tuaj, ashtu që edhe ne pastaj të thoshim se ndodhemi në pjesën jugore t ë Serbisë. Por po e përfundojmë këtu të bëhemi më tolerant, ta shohim këtë film me kujdes dhe ta shpërndajmë në shumë vende”, tha Obradoviq.

Ajo kujtoj se kjo marrëveshje ishte arritur që në vitin 2012, atëherë kur edhe kishin filluar takimet e grave deputete të të dyja shteteve.

Ndërsa, kryetarja e grupit të Grave deputete të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e cila ishte ulur në vendin e kryetarit të Kuvendit, tha nga aty se projekti i realizuar në mes grave deputete të të dyja vendeve tregon për guximin dhe vendosmërinë e këtyre grave për të ecur përpara e për të nisur projekte të cilat ndonëse jo populliste ndihmojnë në avancimin e çështjes së grave, në një jetë më dinjitoze dhe një vend më meritor në shoqëri.

Deliu- Kodra: Sot është një ditë reflektimi

“’Folloë us’ është guxim i grave për të nisur projekte jo populiste. Prandaj sot është një ditë reflektimi e angazhimi për sfidat që kemi përpara, meqë sot nis një qasje ndryshe për të zgjedhur problemet tona të përbashkëta. ..Të prekim tema të vështira dhe të ndjeshmetë të dy shteteve në mënyrë që të gjejmë pika të përbashkëta të të dyja shteteve në mënyrë që të vendosim urat e bashkëpunimit në mes nesh ”, theksoi ajo.

Kurse, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, mision ky që edhe ka ndihmuarfinanciarisht këtë projekt tha segratë deputete të të dyja vendeve kanë dëshmuar se kur ka vullnetproblemet ekzistuese mund të tejkalohen dhe dialogu mund të zhvillohet.

Schlumberger: Pavarësisht problemeve me vullnet dialogu arrihet

“Kjo iniciativë shërben si model qoftë për gratë dhe burrat në shoqëri. Ju keni treguar se pavarësisht nga problem et ekzistuese dialogu është i mundshëm kur ekziston vullneti e po ashtu bashkëpunimi”, tha Schlumberger.

Ndërkohë në prani të përfaqësuese të huaj dhe ambasadorëve, u shfaq dokumentari i realizuar në Kosovë dhe Serbi ”Folloë us” (i sponsorizuar nga Misioni i OSBE-së), i cili trajton rolin e grave në shoqëri dhe në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Veseli, deputeteve serbe: Historia e konflikteve ka përfunduar

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli, pasi ka përshëndetur gratë deputete nga parlamenti i Serbisë ka thënë se dialogu politik duhet që të kalojë në dialog qytetar dhe kulturor.

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli, pasi ka përshëndetur gratë deputete nga parlamenti i Serbisë ka thënë se dialogu politik duhet që të kalojë në dialog qytetar dhe kulturor.
Veseli këto komente i bëri në shfaqjen e dokumentarit “Follow us”. Dokumentari “Follow us”, paraqet punën e grave të të dyja shteteve dhe problemet më të cilat përballen ato.

Kryetari i Kuvendit tha se historia e konflikteve ka përfunduar.

Obratoviq: Shkelet marrëveshjen, përmendët fjalën “Republika e Kosovës”

Deputetet gra të Kosovës dhe Serbisë kanë filluar takimin e tyre të përbashkët në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, takimi nuk eci aq mirë për shkak se të reagimit të deputetëve serb se shqiptarët shkelen marrëveshjen duke përmendur fjalën “Republika e Kosovës”.

Megjithatë, gratë thanë se ato janë të vendosura për të vazhduar bashkëpunimin për të shtrirë dorën e pajtim e për të ardhmen e brezave të rinj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se të dyja vendet duhet të shikojnë përpara dhe të lënë të kaluarën prapa.

Ndërsa, deputetja Blerta Deliu-Kodra tha se arrija deri te ky takim nuk ka qenë e lehtë dhe se dokumentari i prezantuar tani tregon për gratë e guximshme të cilat janë të gatshme të merren me sfida, të përmirësojnë gjendjen sociale, ekonomike, kujdesinë shëndetësor ndaj grave.

Kurse, deputetja nga parlamenti serb, Maria Obratoviq tha se kjo nuk është një përrallë e bukur por pajtimi duhet të bëhet mes dy popujve.

“Ju e shkelet marrëveshjen sepse ne jemi merr vesh që të mos përmendet Republika e Kosovës dhe as ne që jemi ardhë në pjesën jugore të Serbisë por po bëhemi tolerant dhe ta ka lojmë edhe këtë pjesë”, ka thënë ajo.

E deputetja Teuta Sahatqiu kujtoj se në fillim të takimeve të grave deputete ka pasur edhe takime gjysëm ilegale dhe se ende ka dridhje në zemrat e tyre për atë se çfarë do të ndodh, si do të pritet takimi.

Ajo shtoi se për këso takime nuk ka nevojë për iniciativë nga BE siç ndodh me burrështetasit e të dyja vendeve.

Tani po shfaqet dokumentari "Follow us".



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat