Kosova dhe Finlanda të përkushtuara për thellimin e bashkëpunimit

Kosova

Kosova dhe Finlanda të përkushtuara për thellimin e bashkëpunimit

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 11:32

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës shefen e misionit në ambasadën e Finlandës në Prishtinë, Anne Meskanen, në përfundim të mandatit të saj në Kosovë.
Presidentja Jahjaga e falënderoi Meskanen për kontributin e saj të çmuar gjatë misionit në Kosovë dhe shprehu mirënjohje për shtetin mik të Finlandës që e ka mbështetur në çdo hap konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe forcimin e demokracisë.

Presidentja Jahjaga vlerësoi lart bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të thelluar dhe më tej këtë bashkëpunim në çdo fushë me interes dypalësh.

Shefja e misionit në ambasadën e Finlandës në Prishtinë, Anne Meskanen, e falënderoi presidenten Jahjaga për përkrahjen dhe bashkëpunimin që ka pasur me institucionet e Kosovës dhe theksoi përkushtimin e institucioneve të Finlandës për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat