Marrëdhëniet e mira me Gjermaninë janë rezultat i LDK-së së Rugovës!

Kosova

Marrëdhëniet e mira me Gjermaninë janë rezultat i LDK-së së Rugovës!

Nga: N.Sh. Më: 3 korrik 2015 Në ora: 11:30

Raportet gjermano – shqiptare kanë qenë të rënduara për dekada me radhë gjatë kohës së sundimit të pushtetit kriminal e gjakatar të sllavokomunistëve shqipfolës në krye me Enver Hoxhën.

Këto marrëdhënie kanë filluar të përmirësohen me daljen në skenë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe krijimit të institucioneve shqiptare në Kosovë gjatë viteve të 90-ta, thekson analisti politik Arbër Gashi.

Ai pohon se, Shqipëria i është bashkuar kësaj rrjedhe të natyrshme të ngjarjeve tek pas rënies së diktaturës.

“Rastin e mirë për ta bërë ndryshimin cilësor gjatë vizitës së Shtrausit në Shqipëri e kishte edhe qeveria sllavokomuniste e Tiranës, por, me gjithë përpjekjen dhe vullnetin e mirë të Gjermanisë, komunistët e Tiranës treguan se e kishin humbur sensin e të bërit politikë kombëtare. Për dallim nga qeveritë sllavokomuniste të Tiranës, shqiptarët e Kosovës në veçanti, por edhe institucionet e tyre gjatë këtyre viteve të demokracisë kanë pasur gjithmonë një raport shumë miqësor me Gjermaninë, kjo ndoshta për shkak të kujtesës historike dhe interesave e vizioneve të përbashkëta për të ardhmen”, pohon Gashi për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, vizita e fundit e kryeministrit të Kosovës ishte dëshmi e trajtimit prioritar dhe mbështetjes së Kosovës nga Gjermania. “Qeveria jonë duhet ta intensifikojë edhe më tej bashkëpunimin me Gjermaninë. Përpos marrëdhënieve kontraktuale të dizajnuara nga procesi i integrimit të vendit në BE, Kosova ka nevojë dhe interes për marrëdhënie shumë më të ngushta brenda kornizës bilaterale me Gjermaninë. Ne mund të përfitojmë jashtëzakonisht shumë nga përvoja e ribashkimit kombëtar të Gjermanisë. Përveç kësaj, në Gjermani jeton një numër i madh i shqiptarëve, kryesisht nga Kosova dhe IRJM, e të cilët qeveria jonë duhet t’i trajtojë si ambasadorë fuqiplotë, si urë lidhëse dhe miqësie të pashkëputur mes dy kombeve, kombit shqiptar dhe kombit gjerman”, thekson Gashi.

Kurse, njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Seremb Gjergji, potencon se, votimi i së premtes ka bërë që Isa Mustafa të dal si Lideri më i fuqishëm aktualisht në Kosovë. Përkundër mosmarrëveshjeve dhe pakënaqësive në parti, ai ka treguar se në pikat e Interesit Nacional e përkrahë e gjithë partia.

“Në këtë mënyrë edhe ka ardhë ftesa nga Kancelaria Merkel. Takimi Gjermano - Shqiptaro tregon se raporte Gjermani-Kosovë po ndërtohen, po fuqizohen dhe po rikthehet influenca gjermane e cila ka disa vjet ka munguar. Takimi i vitit të kaluar me z. Thaçi dhe tash me z. Mustafa, do t'i sjellë Kosovës modele, mundësi dhe koncepte te reja drejt përafrimit me BE-në; në luftën kundër krimit dhe terrorizmit. Por, mbi të gjitha në koordinimin e Kosovës më Gjermaninë në nivelin e njëjtë siç e kemi me Amerikën në arritjen e një serë marrëveshjesh me Serbinë - Marrëveshje këto që do të kenë efekt afatgjatë dhe nuk do të reflektonin negativisht në Paqen e Ballkanit”, thotë Gjergji për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë s, për të ka qene e çuditshme se si influenca Gjermane ka munguar tash sa vjet. “Institucionet tona duhet ta shfrytëzojnë këtë rast dhe të bëjnë një sërë reformash në fushën e zhvillimit të biznesit dhe të presim investime nga Gjermania. Ta ndalim REKETIN dhe ta zhvillojmë vendin. Tash e kemi shancen që ta kthejmë influencën gjermane siç e kemi pasur para 100 vjetëve”, pohon ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat