Justina Shiroka Pula uron Jackobson për festën e pavarësisë së ShBA-së

Kosova

Justina Shiroka Pula uron Jackobson për festën e pavarësisë së ShBA-së

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 10:48

Me rastin e 4 korrikut ditës së pavarësisë së 239-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryetarja e Gruas Demokratike të Kosovës Justina Shiroka Pula, ka uruar ambasadoren e ShBA-së Tracey Jackobson.

Ajo është shprehur se populli i Kosovës do të jetë gjithnjë mirënjohës dhe përkrah shtetit dhe popullit, të cilët iu gjenden në luftë dhe ndërtim të paqes.

“Përzemërsisht ju ambasadore Jacobson e përmes jush edhe gjithë popullit amerikan ua uroj festën e madhe të pavarësisë 4 Korrikun. Shteti juaj në datëlindjen e 239-të është bërë shtet që simbolizon demokracinë, humanizmin dhe paqen në botë”.

“Uroj për këtë festë gjithë popullin amerikan, ata tatimpagues që japin për kultivim të këtyre vlerave. Populli i Kosovës do të jetë gjithnjë mirënjohës dhe përkrah shtetit dhe popullit, të cilët iu gjenden në luftë dhe ndërtim të paqes: URIME!”, thuhet në urimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat