SKV ngrit shqetësime për gjendjen në Universitetin e Prishtinës

Kosova

SKV ngrit shqetësime për gjendjen në Universitetin e Prishtinës

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 23:56

Lëvizja Studentore për barazi- Studim Kritikë Veprim përmes një komunikate për media ngrit shqetësime në lidhje me zgjedhjet studentore.

SKV thotë se po i përcjellë me vëmendje proceset që po ndodhin së fundi në Universitetin e Prishtinës.

“Tash e sa vite po përballemi me ngjarje e lajme të reja por fenomene dhe principe të vjetra. Në njërën anë kemi krimanalizimin e njësive akademike përkatësisht fakultetet, e në anën tjetër kemi një pafuqi të Rektorit me gjithë vullnetin për t’i parandaluar keqpërdorimet”, thuhet në komunikatën e SKV-së.

"Zgjedhjet të reja të keqpërdoruesve të vjetër

Lëvizja Studentore për barazi- STUDIM KRITIKË VEPRIM po i përcjellë me vëmendje proceset që po ndodhin së fundi në Universitetin e Prishtinës. Tash e sa vite po përballemi me ngjarje e lajme të reja por fenomene dhe principe të vjetra. Në njërën anë kemi krimanalizimin e njësive akademike përkatësisht fakultetet, e në anën tjetër kemi një pafuqi të Rektorit me gjithë vullnetin për t’i parandaluar keqpërdorimet.

Fenomenet që po ndodhin aktualisht brenda UP-së, janë çështje të cilat Lëvizja jonë i ka trajtuar e kundërshtuar tash sa kohë. Mbajmë mend se në skandalin e vitit 2013 lidhur me aferën e regjistrimit të paligjshëm të studentëve, falsifikim notash e keqpërdorime tjera në UP, ndër të përmendurit në mesazhet e famshme të publikuara ishte edhe Arian Janova që më pastaj u paraburgos. Po i njëjti para se të paraburgosej ishte asistent i Profesorit dhe Dekanit të Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli. Sigurisht kjo nuk ishte e rastësishme dhe këtë na e dëshmon edhe tash sërish propozimi i tij për bashkëpunëtor në po të njëjtin Fakultet edhe pas gjithë atij skandali. Ardhja e këtij njeriu sërish në ndonjë pozicion eventual do të ishte vulosje përfundimtare për kriminalizimit e Fakultetit.

Së pari, ka nevojë të ndryshohet Statuti i Universitetit të Prishtinës dhe kësisoj të ndryshohen kompetencat e Këshillit Drejtues, në mënyrë që Rektori të mos mbetet i pafuqishëm për të reaguar ndaj krimeve brenda UP-së, dhe së dyti duhet dekriminalizuar fakultetet nga disa dekanë, profesorë e asistentë që udhëheqin nga keqpërdorimet e udhëheqin me keqpërdorime.

Në një situatë të tillë në e vlerësojmë dhe mbështesim luftën që po i bën krimit Rektori Zejnullahu. Lëvizja Studentore për barazi- STUDIM KRITIKË VEPRIM do të reagoj fuqishëm me të gjitha mjetet nëse në fakultetet tona emërohen asistentë që regjistrojnë paligjshëm studentë në Universitet, shesin nota dhe kryejnë provime për studentë të tjerë. Ne i bëjmë thirrje secilit komision që merret me këto punë të kryejë me përgjegjësi punën e tij. Përndryshe, vetë ne do të angazhohemi që keqpërdoruesve mos t’u lëmë vend në Universitetin e Prishtinës", thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat