Mikullovci: Nëse vritet njëri duke e lexu deklaratën, vazhdon tjetri (Video)

Kosova

Mikullovci: Nëse vritet njëri duke e lexu deklaratën, vazhdon tjetri (Video)

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 22:24

Adem Mikullovci, ish-delegat i Kuvendit krahinor të Kosovës, thotë se më 2 korrik 1990 është marrë një vendim madhor për Kosovën.
Mikullovci ka treguar se në atë kohë delegatët i kishin 500 mijë nënshkrime të shqiptarëve të rinj që kërkonin që Kosova të jetë republikë.
Sipas tij, delegatët e kishin të vështirë të merrnin këtë vendim, por vendosën ta çonin deri në fund këtë rrugëtim, ndonëse thekson se ishin të kërcënuar nga tytat e stajperistëve serbë.
“Ishim të vendosur deri në vdekje: nëse snajperisti e vret Muharrem Shabanin duke lexu deklaratën, duhet me vazhdu tjetri, tjetri, tjetri... deri në fund që deklarata të lexohet”, thotë ai.
Nga presionet e serbëve, delegatët janë detyruar më vonë të largohen nga Kosova. Mikullovci, në emisionin “Rrokum Roll” me Fidan Jupollin në TV Rrokum, thotë se thotë se gjendja e këtyre delegatëve, atyre që sot janë gjallë, është e mjerë duke thënë se ndaj tyre nuk është mbajt asnjë premtim, përfshirë këtu edhe nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat