Eliot Engel i ka kërkuar Haradinajt të votohet "Specialja" (Video)

Kosova

Eliot Engel i ka kërkuar Haradinajt të votohet "Specialja" (Video)

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 20:48

Kërkesën amerikane që Kosova ta themeloj Gjykatën Speciale, kongresisti amerikan, ja ka thanë edhe kryetarit te AAK-së, Ramush Haradinajt.
Paraditen e te Enjtes, derisa delegatët e partisë së Haradinajt po mblidheshin me mbajt Kuvendin zgjedhor, kryetari i tyree, bashkë me disa zyrtarë e deputetë të AAK-së, takoi kongresistin amerikan Eliot Engel.

Takimi është mbajt në një kafiteri ne Prishtinë, si e tregojnë edhe këto pamje.
E për çka kanë bisedu, e cila ka qenë kërkesa e tij që ja ka drejtuar Haradinajt, e ka treguar vet Engel për Televizionin Rrokum.
Ia thash edhe një herë Haradinajt mendimin tim se duhet të votohet Gjykata Speciale. E kamë thanë këtë gjatë gjithë qëndrimit tim në Kosovë. Mendoj se do të jetë njëra prej dy mundësive, ose do të ketë Gjykatë Speciale, ose do të ketë gjykatë të Kombeve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat