Kryeministri Mustafa uroi për 25 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese

Kosova

Kryeministri Mustafa uroi për 25 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 19:39

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 25 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë të shënuar në kalendarin historik të shtetit të Kosovës, njofton kumtesa nga Kryeministria.
Në urim, kryeministri Isa Mustafa thekson se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, është dëshmi e vullnetit, përkushtimit dhe përpjekjeve të pareshtura të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.

Kryeministri Isa Mustafa thekson se kjo datë shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës dhe të popullit të saj.

Me këtë rast, kryeministri Isa Mustafa po ashtu ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës për delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, për vendosmërinë dhe vizionin e treguar me rastin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, në rrugën drejt realizimit të vullnetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat