​Alush Musaj, rektor i Universitetit të Mitrovicës

Kosova

​Alush Musaj, rektor i Universitetit të Mitrovicës

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 19:27

Këshilli Drejtues i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, ka zgjedhur të enjten për rektor të këtij universiteti Alush Musajn.

Për rektor të këtij institucioni, përveç Musajt kishin konkurruar edhe Qerim Selimi dhe Muhamedin Hetemi.

Me zgjedhjen e rektorit është përmbyllur i gjithë procesi zgjedhor për drejtuesit e studentëve, drejtuesit e njësive akademike si dhe organeve drejtuese të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” të filluar me 12 mars tw këtij viti.

Rektori Musaj, ka falënderuar anëtarët e Këshillit Drejtues për besimin e dhënë që ta udhëheqë Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

“Është nder dhe përgjegjësi e madhe që ta drejtoj një institucion sikur Universiteti i Mitrovicës”, tha ai.

Ndryshe, në kuadër të Universitetit të Mitrovicës funksionojnë 6 fakultete me 23 programe të ndryshme dhe me mbi 2 mijë e 700 studentë. /A. Damati/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat