​Thaçi: Kosova e gatshme për tranzicionin e EULEX-it

Kosova

​Thaçi: Kosova e gatshme për tranzicionin e EULEX-it

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 16:39

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe nga ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim zyrtar zëvendëssekretarin e Përgjithshëm për Shërbim të Jashtëm Evropian (EEAS), Maciej Popowski, përgjegjës edhe për EULEX-in.

Ai ishte i shoqëruar nga Samuel Zhbogar, udhëheqës i Zyrës së BE-së në Prishtinë, me të cilët Thaçi ka diskutuar për të ardhmen e EULEX-it dhe zhvillimet e fundit në vend.

Thaçi u është falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm të EULEX-it për forcimin e kapaciteteve vendore në fushën e sundimit të ligjit dhe ka theksuar se kontributi i prezencës ndërkombëtare në sektorin e sundimit të ligjit në gjashtëmbëdhjetë vitet e fundit ka krijuar bazamentin më të mirë për të ndërtuar një sektor vendor të drejtësisë të nivelit evropian.

Thaçi ka thënë se Kosova tanimë është konsoliduar si shtet dhe duhet të trajtohet si e tillë. Rrjedhimisht, Kosova është e gatshme të marrë të gjitha kompetencat në fushën e sundimit të ligjit.

“Kosova është e gatshme të marrë mbi vete të gjitha kompetencat në sektorin e sundimit të ligjit. Tani mund të vazhdojmë bashkëpun imin dhe koordinimin për tranzicionin e EULEX-it”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat