​Gjykatësit shqiptarë e serbë nisin punën në tetor në Gjykatën e Mitrovicës

Kosova

​Gjykatësit shqiptarë e serbë nisin punën në tetor në Gjykatën e Mitrovicës

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 15:19

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci me bashkëpunëtorë, ka vizituar të enjten Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, për të mbikëqyrur intervistën e mbajtur për gjyqtarët serbë të cilët do të integrohen në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Ai tha se veç kësaj, ka ardhur sot në veri të Mitrovicës edhe për t’u njohur nga afër me kushtet e përgjithshme në të cilat do të punojnë gjyqtarët në të ardhmen.

Sa i përket funksionimit të plotë të kësaj gjykate dhe fillimit të punës së gjyqtarëve në këtë pjesë të qytetit, Peci potencoi se të gjitha procedurat do të përfundojnë më së largu deri më 1 tetor, ashtu siç është paraparë edhe me marrëveshje, dhe në këtë mënyrë do të fillojë puna e përbashkët e shqiptarëve dhe serbëve në veri.

“Ne kemi ardhur prej Këshillit Gjyqësor të Kosovës për shkak të procesit të integrimit të gjyqtarëve jo shumicë. Ka filluar intervistimi i kandidatëve, në të njëjtën kohë jemi duke shikuar edhe kushtet se ku kanë me u vendos për me fillu punën ashtu siç ka qenë marrëveshja mes Kosovës dhe Serbis ë…. Sipas parashikimeve që kanë qenë, më 1 shtator ose 1 tetor do të përfundojnë të gjitha procedurat sipas marrëveshjes dhe me fillu me punu bashkërisht, do të thotë shqiptarët dhe serbët në këtë pjesë….shpresoj se kushtet janë më të mira sesa në kohën kur kam qenë unë”, ka thënë Peci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat