Deklarata kushtetuese e 2 korrikut hapi parë drejtë Pavarësisë së shtetit të Kosovës

Kosova

Deklarata kushtetuese e 2 korrikut hapi parë drejtë Pavarësisë së shtetit të Kosovës

Nga: Aziz Zuka Më: 2 korrik 2015 Në ora: 15:10

Kaluan 25 vjet që nga koha kur, me 2 korrik 1990, delegatë të Kuvendit të Kosovës, nën masat e dhunshme të policisë okupatore serbe që nuk lejonin që kuvendarët të hynin në sallën e Kuvendit të Kosovës, kuvendarët para hyrjes së Kuvendit e patën miratuar atë që sot njihet si Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut.

Në nderim të 25 vjetorit të kësaj date historike e politike krahas në nivelin qendror të institucioneve të Republikës së Kosvës edhe në komunën e Vitisë janë duke u zhvilluar manifestime të ndryshme kulturore e sportive, ku po marrin pjesë me qindra të rinj dhe të reja të komunës përfaqësuesit e institucioneve të qeverisë lokae më në krye kryetarin e komunës Sokol Haliti. Të themi se deri më tani ishte bërë praktikë/ fatkqësisht / që kjo datë të shenohet si datë historike me madhështi dhe nderime vetëm kur qeveria lokale udhëhiqej nga LDK-ja e e kundërta ndodhte kur komuna udhëheqej nga PDK-ja !!!.

Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut , ka qenë një vendim shumë I rëndësishëm jo vetëm pse atbotë të thuash u bënë hapat e parë për pavarësinë e Kosovës që ndodhi në vitin 2008 por se ishte akt I rëndësishëm sepse kjo deklaratë u miratua nën tytat e ramëve të okupatprit serb.

Deklaratën e 2 Korrikut, nuk duhet të harrojmë kurr , ajo nuk do të ahrrohët kurr nga gjeneratat e athërëshme por as tani dhe sat ë ekzostoj Kosova jonë e dashur.do ta harrojë asnjëherë momentin e miratimit të kësaj deklarate.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut është një ngjarje me rëndësi të madhe sepse është një gurthemel në shtetësinë e e mëvonshme të Kosovës. Kjo deklaratë ishtë një dokument juridik –politik dhe kushtetues.Kjo deklaratë ka bërë pozicionimin e Kosovës si njësi e barabartë konfederative brenda ish-Jugosllavisë”. Ajo ka qenë bazament kryesor nxerrjes së Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaqanik. ”Në bazë të kësaj deklarate është shpallur dhe referendumi gjithëpopullor për qështjen e Kosovës. Në këtë referendum 99.9 për qind e qytetarëve votuan që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe Sovran”. 2.Korriku në komunën e Vitisë do të shenohët me manifestime dhe kulturore e sportive e manifestimi qendror është mbajtur në fshatin Beguncë ku tradicionalisht mbahën këto manifestime e ku merrnin pjesë përfaqësuesit e qeverisë lokale më në krye Sokol Haltin kryetar komunës si dhe mysafir të tjerë.

“ Në ato kohëra shumë të vështira, delegatët e Kuvendit më 2 Korrik 1990, kanë vepruar në përputhje me interesin e shtetit. ”Rrethanat në Kosovë ishin tmerrësisht të rënda dhe të vështira” ka tëhën Sokol Haliti. Jeta dhe egzistenca e qytetarëve ishte tepër rëndë. Prona dhe pasuria ishin atakuar nga pushtimi dhe regjimi serbë.Gjatë asaj kohe kishim edhe burgosje dhe protesta. Të rinjët tanë ktheheshin në arkivol nga ushtria dhe regjimi thoshte se kanë bërë vetëvrasje!.Po në atë kohe helmoheshin edhe fëmijët. Përkatësisht nxënësit tanë në shkolla.

Duke i parë të gjitha keto rrethana, delegatët tanë vendosën të veprojnë në përputhje me interest e qytetarëve të Kosovës”, shprehet për “Bota sot” njëri nga akterët e këtij akti madhor historik, Hamza Halabaku I cili atëherë ushtronte detyrën e sekretarit administrative të Kuvendit të Kosovës.Ndryshe vlenë të permendet se të thuash pjesa dërmuese e kuvendarëve të athershëm ishin të detyruar që të largoheshin nga Kosova për shkak të ndjekjës që I bënte atyre pushteti okupator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat