Thaçi për 2 Korrikun: Akt historik i delegatëve shqiptar

Kosova

Thaçi për 2 Korrikun: Akt historik i delegatëve shqiptar

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 11:07

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar Deklaratën Kushteutese të 2 Korrikut. Kreu i PDK-së e quajti akt historik, si dhe personifikim i aspiratave të popullit shqiptar.

“Dita e sotme na kthen në kujtesë 25 vite më parë, për të përkujtuar momentet e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990. Një akt historik ky i delegatëve tanë, që ishte edhe personifikim i aspiratave të popullit tonë asokohe për mëvetësi shtetërore e territoriale. Kthesa historike, e nisur nga shumë gjenerata me parë, filloi duke marrë formë që nga kjo kohë! HTH”, shkruan Thaçi në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat