Haradinaj rizgjedhet kryetar i AAK-së: Rizgjedhja ime demokratike

Kosova

Haradinaj rizgjedhet kryetar i AAK-së: Rizgjedhja ime demokratike

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 10:50

(E plotësuar) - Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur menjëher pas rizgjedhjes së tij në krye të partisë.
Ai ka thënë se zgjedhja e tij me vetëm 3 vota kundër dhe pa kundërkandidat nuk e bënë jo demokratike AAK-në.
“Zgjedhja ime pa kundër kandidat, nuk e bënë jodemokratike AAK-në”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj rizgjedhet kryetar i AAK-së

Ramush Haradinaj është rizgjedhur përsëri kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai ka marrë 527 vota për, 3 kundër si dhe 2 vota ishin të pavlefshme.

Voton AAK-ja, Haradinaj kandidati i vetëm

Grupi punës i Kuvendin zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marr vetëm kandidaturën e Ramush Haradinajt për kryetarë të partisë.

Megjithatë, delegatët janë duke votuar në mënyrë të fshehtë për kryetar dhe Këshillin Drejtues.

Haradinaj: T’i japim shpirt e vlerë Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, duke iu drejtuar delegatëve të Kuvendit VII zgjedhor të Partisë, porositi se qëllimi i partisë është që “ta bëjë Kosovën”, t’i japë asaj “shpirt dhe vlerë”.

“Të punojmë me shpirt detyrat që marrim. Nëse sot pas këtij Kuvendi vendosim që do të punojmë me shpirt me vlerat tona morale, atëherë nuk ka dilemë që Kosovës, ekonomisë, sistemit politik do t’i japim vlerë”, tha Haradinaj.

Ai thirri anëtarësinë partiake që të punojë “me shpirt për një shtet ligjor të së drejtës”.

“Ju bëj thirrje të punojmë me shpirt në ekonomi, për vende pune”, tha Haradinaj.

AAK sot në Prishtinë është duke zhvilluar punimet e Kuvendi VII Zgjedhor, ndërsa kandidat të vetëm për kryetar partie ka liderin e deritashëm Ramush Haradinaj.

AAK thërret për bashkim: T’i kthejmë shpresën vendit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka filluar Kuvendin e VII Zgjedhor, ku 131 të përzgjedhurit e degëve do ta zgjedhin udhëheqjen e re dhe kryetarin e këtij subjekti.

Donika Kada-Bujupi tha se Kuvendi është i jashtëzakonshëm sepse situata në vend është e tillë.

Ajo tha se një kapitull i ri për vendin po hapet shumë shpejt.

“T’u japim fund mohimit të drejtësisë e të këqijave. Qytetarët janë të lodhur nga padrejtësitë e këtij pushteti.. protestat tregojnë epilogun e talljes së pushtetit. Kanë shkuar aq larg sa që kanë aprovu ligje, e sot ato ligje nuk po zbatohen. Është detyrë dhe obligim i joni sot që të trokasim në dyert e të gjithë këtyre qytetareve që të ofrojmë alternativen tonë. Ju thërras të mos pajtoheni, të mos ndalemi të punojmë që ky shtet të reformohet, qeveria të ndryshojë mentalitetin qeverisës. Të bëhemi bashkë që të ia kthejmë shpresën vendit”, ka thënë ajo.​

AAK së shpejti fillon Kuvendin, deri tash kandidat vetëm Ramushi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës së shpejti fillon Kuvendin e VII Zgjedhor, ku kandidat i vetëm deri tash është lideri aktual Ramush Haradinaj.

Ata kanë vendosur kutitë dhe vendvotimet, ku 131 anëtar të zgjedhur të AAK-së do ta votojnë kryesinë dhe kryetarin e AAK-së. Për momentin në fletat e votimit është vendosur vetëm emri i Ramush Haradinajt dhe katër hapësira të zbrazura për kandidatë të tjerë që mund të propozohen gjatë kuvnedit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat