Propozimi i opozitës është i vonuar

Kosova

Propozimi i opozitës është i vonuar

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 07:44

Analistët politik kanë vlerësuar se propozimi i opozitës që të themelohet një gjykatë vendore për krime lufte është i vonuar.

Belul Beqaj ka thënë se këta opozitarë në periudha të ndryshme, në përjashtim të Vetëvendosjes kanë qenë pjesë e pushteteve afër 16 vjet.

“Asnjëri prej tyre, përfshirë edhe Vetëvendosjen sot, nuk kanë kërkuar të themelohet një hallkë e drejtësisë, e cila do të merrej parimet me krimet e supozuara të luftës”, ka thënë Beqaj.

Edhe Imer Mushkolaj ka thënë se propozimi i opozitës është i vonshëm për arsye se krijimi i një gjykate të tillë, sipas opozitës, vjen 16 vjet pas luftës dhe shtatë vjet pas shpalljes së pavarësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat