Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave promovohet në qendër të Prishtinës

Kosova

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave promovohet në qendër të Prishtinës

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 07:23

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me rastin e shënimit të 4 vjetorit të themelimit,organizon njëmanifestim me aktivitete promovuese që do të zhvillohen sot paradite në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Është paraparë komunikim me qytetarët dhe informimi i tyre në lidhje me themelimin e ASHMDHP dhe veprimtaritë e Agjencisë, shpërndarja e një pyetësori, shpërndarja e materialeve promovuese, shpërndarja e çantave, bexheve, flamujve, bluzave etj.
Aktiviteti do të zhvillohet nga ora 9:00 deri në orën 11:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat