Prefiksi i Kosovës 383 me yll (*)

Kosova

Prefiksi i Kosovës 383 me yll (*)

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 23:30

Mediat serbe kanë raportuar sonte se në takimin e fundit në Bruksel ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë është rënë dakord që Telekomi i Serbisë në Kosovë t’i mbajë asetet e veta dhe që ta zgjasë licencën për operim deri në vitin 2017.
Sipas “Blic”-it, delegacioni serb ka arritur që të “fitojë” sa i përket telefonisë fikse dhe thirrjeve lokale nga Mitrovica dhe Graçanica për Beograd me prefiksin 011 dhe anasjelltas me 038 për Prishtinën dhe TV kanalet serbe në territorin e Kosovës.
“Beogradi do të jep pajtimin që Kosova ta ketë prefiksin e saj 383 i cili do të jetë i evidentuar me yll që nënkupton se nuk bëhet fjalë për shtet të pavarur”, shkruan kjo e përditshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat