Janjiq: Gjermanët e kërcënuan Thaçin me riformatizim të Qeverisë

Kosova

Janjiq: Gjermanët e kërcënuan Thaçin me riformatizim të Qeverisë

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 22:34

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të përfundojë me kompromis, thotë analisti politik nga Beogradi, Dushan Janjiq.
Në një deklaratë për Tanjug, Janjiq thotë se dialogu në Bruksel është bërë hapësirë për ballafaqim mes Rusisë, BE-së dhe Amerikës.

Ai ka thënë se nuk është i çuditshëm “zgjimi” i Gjermanisë dhe “përkushtimi” i komisionares europiane Federika Mogerini, pasi e kanë kuptuar se dialogu nuk do të jetë ashtu siç e kishin planifikuar.

“Gjermania e ka pasur seriozisht kur i ka thënë Hashim Thaçit se duhet ta kryejë punën për të cilën është zgjedhur në Qeveri, ose, në të kundërtën, Qeveria me shumë gjasë do të riformazohet”, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo, sipas tij, kjo gjë ka pak gjasa që të ndodhë.

Janjiq mendon se kjo fazë e dialogut duhet të bitiset me kompromis.

“Për Serbinë ideale është që të kryhet sa më shpejt, por për Prishtinën do të jetë vështirë kurdo që të kryhet”.

“Ndikimin vendimtar në dialog do ta kenë Gjermania dhe SHBA-të, pasi çdo pritje e mëtejme do të ndikojë në destabilitet dhe rrezikim të vetë dialogut”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat