Organizata islamike “NISA” bastiset për terrorizëm, ja çfarë thotë Huduti (Video)

Kosova

Organizata islamike “NISA” bastiset për terrorizëm, ja çfarë thotë Huduti (Video)

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 21:19

Igballe Hudutit nuk i lanë vend në shtëpi pa i kontrolluar.

Bile, me urdhër të Prokurorisë Speciale, të njëjtës i’u bastis edhe organizata “NISA”.

Me dyshimin se shpëlau para dhe financoi terrorizmin, policia një javë më parë në cilësinë e provave ia konfiskoi disa kompjuterë e telefona.

Huduti mohon se ajo ka lidhje me grupe terroriste, njofton Klan Kosova.

Dyshimet e ngritura se OJQ-ja e saj financohet nga donatorët terroristë, ajo i hedh poshtë.

Ajo shtoi se përveç edukimit islam që u jep femrave përmes OJQ-së së saj, ajo ka bërë edhe disa punë të mira për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat