Avokatët e prokurorja ankohen për dënimin e djemve të Adem Grabovcit

Kosova

Avokatët e prokurorja ankohen për dënimin e djemve të Adem Grabovcit

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 18:37

Edhe prokurorja edhe mbrojtësit e Ngadhnjim dhe Guxim Grabovcit kanë apeluar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Dy djemtë e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ishin dënuar në fund të prillit të këtij viti me nga gjashtë muaj burg meqë ishin gjetur fajtorë në akuzën për rrahjen e një polici më 14 shkurt të vitit 2013.

Megjithatë, gjykata ua kishte konvertuar dënimin dhe me këtë, Grabovcët duhej të paguanin nga 3 mijë euro.

Mirëpo dy avokatët e tyre kanë shprehur mospajtim me shkallën e dënimit.

Avokati Hasan Jashari që e përfaqëson Ngadhnjim Grabovcin dhe avokati Nuhi Paçarizi përfaqësues ligjor i Guximit kanë konfirmuar për KALLXO.com se e kanë apeluar në shkallën e dytë vendimin e Gjykatës Themelore pasi që ata mendojnë se “ky dënim është i lartë”.

Avokatët gjithashtu kanë konfirmuar se ankesë ndaj këtij vendimi ka bërë edhe prokurorja e rastit, Sebahate Hoxha me pretendimin se dënimi ndaj Guxim dhe Ngadhnjim Grabovcit "është i ulët".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat