Pacolli: Në Kosovë po bëhet fushatë speciale kundër SHBA-së dhe BE-së

Kosova

Pacolli: Në Kosovë po bëhet fushatë speciale kundër SHBA-së dhe BE-së

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 18:19

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për ngjarjet e fundit që po ndodhin në Kosovë pas votimit në Kuvend kundërthemelimit të Gjykatës Speciale.

Postimi i plotë

Të nderuar miq,
Fatkeqësisht, ditët e fundit po shohim një lloj fushate speciale të orientuar kundër aleatëve tanë historikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Evropian për gjoja ndërhyrjen në punët e brendshme. Një fushatë e cila mori si shkas kërkesën e partnerëve tanë për votimin në parlament të Gjykatës Speciale, e cila do t'i trajtonte gjoja krimet e luftës, të prezantuara në raportin e Dik Martit.
Politika e Kosovës nuk reagoi kundër këtij raporti, kundër Dik Martit e kundër Karla Del Pontes, tani po ballafaqohemi me këtë raport dhe kërkesën për Gjykatë speciale. Fatkeqësisht, akterë në këtë fushatë është bërë edhe një pjesë e rëndësishme e skenës politike në Kuvend.
Shteti i Kosovës është krijuar si rezultat i luftës dhe përpjekjeve të njëpasnjëshme të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë. Për më tepër, Shteti i Kosovës është ndërtuar si rezultat i ndërhyrjes së po këtyre aleatëve perëndimorë, të cilët e mbështetën me të gjitha mjetet këtë
të drejtë historike të qytetarëve të Kosovës. Pra, shteti i Kosovës është projekt i përbashkët i yni dhe i partnerëve tanë: SHBA-së dhe BE-së, dhe ne duhet ta trajtojmë si të tillë. Mosvotimi i Gjykatës Speciale prodhon efekt jashtëzakonisht negativ për Kosovën.
Nga përvoja diplomatike në lobim, mund të them që nëse këtë mundësi do ia lëmë në duar Rusisë dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB, atëherë ky do të ishte veprimi më katastrofal që do ta kthente Kosovën prapa, dhe më e rrezikshmja, do ta rrezikonte qenien e Kosovës si shtet.
Ashtu siç e tha edhe kancelarja Merkel, Kosova, nuk duhet t'i frikësohet krijimit të Gjykatës. Drejtësia në Demokraci është parimi thelbësor i ekzistencës.
Është e dhimbshme, por për hatrin e disa personave, Kosova nuk mundet të përballet me zgjidhjen e Këshillit të Sigurimit dhe Kosova nuk mundet
të shkojë asesi kundërpartnerëve tanë Euro-Amerikanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat