​Gjashtë lagje të Prishtinës nesër pa ujë

Kosova

​Gjashtë lagje të Prishtinës nesër pa ujë

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 16:37

Ujësjellësi “Prishtina” njofton se nesër që nga ora 11 deri në orën 17 do të ketë ndërprerje të ujit në gjashtë lagje të Prishtinës.

“KUR ‘Prishtina’ njofton të gjithë konsumatorët e lagjes ‘Aktash’, ‘Ulpiana’ , ‘ Lagja e Spitalit’,’Veternik’ dhe banesat përreth PTK-së në ‘Dardani’ do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm”, njoftohet nëpërmes një komunikate për media.

Shkak i kësaj ndërprerje uji, sërish janë punime teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve, konkretisht rregullimi i kyçjes së gypit furnizues, e të cilat punime janë në fazën përfundimtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat