Eliot Engel: Kosova, model i promovimit të tolerancës ndërfetare

Kosova

Eliot Engel: Kosova, model i promovimit të tolerancës ndërfetare

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 14:25

Në Kosovë është duke qëndruar kongresmeni Eliot Engel, bashkëkryesues i Komisionit për Punë të Jashtme i kongresit amerikan. Engel sot është takuar edhe me zëvendësministrin e Jashtëm, Petrit Selimin dhe me klerikët fetarë të Kosovës.

Zëvendësministri Selimi, bashkë me liderët fetarë dhe ekipin e Nismës për Dialog Ndërfetar, kongresmenin Engel e njoftuan me suksesin e projektit të diplomacisë publike kosovare në fushën e dialogun ndërfetar.

Selimi paraqiti projektin e dialogut ndërfetar, përfshirë edhe synimet kryesore të diplomacisë kosovare në përmirësim të imazhit të Kosovës dhe promovimit të agjendës së tolerancës.

Kurse, kongresmeni Engel i dha përkrahje punës së zëvendësministrit Selimi dhe ekipit të Nismës për Dialog Ndërfetar, duke thënë se kanë përkrahjen e tij personale në Kongres, derisa shprehu mirënjohje edhe për nismën e vendosjes së gurit të Holokaustit në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Gjithashtu, kongresmeni Engel theksoi se Kosova është shtet që mund t’i tregojë botës se nuk ka nevojë të frikësohet nga shumica myslimane, por të marrin mësim sesi shumica është respektuese dhe promovuese e tolerancës dhe mbrojtjes së pakicës. Engel po ashtu ka premtuar përkrahje të vazhdueshme edhe për projektet e Ministrisë së Jashtme, përfshirë edhe lobimin në Izrael, Karaibe dhe Amerikën Latine.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ambasadorja amerikane Tracy Jacobson, biznesmeni shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari, botuesi i gazetës Illyria Vehbi Bajrami, etj. Ndërsa, si pjesëmarrës dhe përkrahës të projektit të MPJ-së për dialog ndërfetar, të pranishëm ishin edhe ambasadori i Norvegjisë, Jan Braathu dhe përfaqësuesit e BE-së, ambasadës gjermane dhe asaj britaneze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat