Deputetët e PDK-së përsëri kundër Speciales

Kosova

Deputetët e PDK-së përsëri kundër Speciales

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 14:02

os themelimi i Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës të premten e kaluar ndodhi për shkak të mos votimit të deputetëve të partisë në pushtet, PDK, të cilët e kundërshtuan këtë gjykatë përkundër se kryetari i tyre, njëherësh zëvendëskryeministër, Hashim Thaçi u kishe kërkuar që të votonin pro.

Deputetët e PDK-së sërish kanë deklaruar se edhe nëse riprocedohet Specialja, nuk do të votojnë pro kësaj gjykate.

Deputeti i PDK-së Nait Hasani përsëri është deklaruar kundër kësaj gjykate dhe ka thënë se nuk do ta votojë.

Hasani ka dhënë një përgjigje të shkurtër “jo”, kur është pyetur se a do ta voton përsëri nëse kthehet në Kuvend Specialja.

Në anën tjetër, deputetja Xhevahire Izmaku e ka konsideruar këtë çështje si shumë të ndjeshme për t`u deklaruar, edhe pse as kjo nuk kishte votuar pro Speciales.

“Për shkak të ndjeshmërisë së procesit, unë përmbahem nga deklaratat!”, ka thënë Izmaku.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës nesër (e enjte) e ka paraparë seancën e radhës, por sipas kryekuvendarit, Kadri Veseli, nuk do të diskutohet për Gjykatën Speciale apo riprocedimin e saj.

Edhe pse, kryeministri Isa Mustafa, zëvendësi i tij, Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli ishin deklaruar shumë herë se themelimi i Speciales nuk e vë në dyshim sovranitetin e Kosovës dhe se duhet me doemos të ruhet partneriteti me SHBA-të, deputetët nuk janë bindur që të aprovojnë mendimin për riprocedim të amendamentit nr.24 të Kushtetutës së Kosovës, i cili i hap rrugën themelimit të Speciales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat