Svarqa përshëndetet më drejtuesit e zyrës ndërlidhëse të KFOR-it amerikan

Kosova

Svarqa përshëndetet më drejtuesit e zyrës ndërlidhëse të KFOR-it amerikan

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 12:58

Përfaqësuesit e zyrës ndërlidhëse të KFOR-it amerikan e kanë përfunduar mandatin e tyre në Ferizaj.

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka zhvilluar të mërkurën një takim lamtumirës me ta duke i falënderuar drejtuesit e këtij formacioni për kontributin e dhënë në të mirë të sigurisë së qytetarëve, ndërsa është shprehur pro këtij bashkëpunimi edhe me përfaqësuesit e formacionit të ri që pritet të nisin aktivitetin javën e ardhshme.

Drejtuesi i Zyrës ndërlidhëse Tyler Xhonson, e ka vlerësuar bashkëpunimin duke thënë se periudha 9 mujore e qëndrimit në Ferizaj ka shënuar momente të veçanta në jetën e tij.

Ai ka përmendur momentin e përqafimit të fëmijës, ndërsa pasardhësi I tij togeri Tomas Foster, ka vë në dukje se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Me këtë rast kryetari I Ferizaj, Muharrem Svarqa, i ka dhuruar togerit Xhonson një gravurë të qytetit të Ferizajt, ndërsa ky një medaljon të njësit it të tij.

Zyra ndërlidhëse e KFOR-it amerikan, vepron në kuadër të forcave amerikane dhe misioni I saj është në vendosjen e kontakteve me komunitetin dhe me njohjen me problemeve që kanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat