Kuvendi i Kosovës, seancë solemne në 25 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut

Kosova

Kuvendi i Kosovës, seancë solemne në 25 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 12:10

Kuvendi i Republikës së Kosovës mblidhet nesër në orën 11:00 në një seancë solemne me të vetmen pikë në axhendë: Shënimi i 25 vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.

Kosova para 25 vitesh me Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 shpallte pavarësinë e saj, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

“Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë…”, pjesë e lëvizjes gjithëkombëtare për liri, pavarësi e demokraci, e shpallën në Prishtinë delegatët shqiptarë, po edhe nga komunitete të tjera, para dyerve të Kuvendit kosovar, të cilat ua kishin mbyllur me urdhër serb nga Beogradi, që kishte vendosur gjendje të jashtëzakonshme të shtetrrethimit ushtarako-policor.

Kosova 25 vjet më pas është shtet shtatë vite me mëse 110 njohje të pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008 dhe e lirë 16 vjet nga qershori 1999

Nesër, në mesditë, Kuvendi i Kosovës mblidhet edhe në një seancë të rregulltë plenare me disa projektligje në axhendë, për shqyrtim e votim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat