Për krijimin e FAK-ut, Mustafa ka shpresë tek ndërkombëtarët

Kosova

Për krijimin e FAK-ut, Mustafa ka shpresë tek ndërkombëtarët

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 09:51

Kryeministri Isa Mustafa për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, ka shpresë në ndihmën e ndërkombëtarëve.

Ai në një intervistë për RTK nga Berlini, tha se përmes përkrahjes së partnerëve, do të ishte më e lehtë që të bindej Beogradi, që ka gisht direkt në votën e Listës Serbe.

“Nuk është folur për krijimin e FAK-ut. Unë mendoj se për këtë kemi përkrahjen e partnerëve tanë, i referohem Gjermanisë. Ata (Lista Serbe) do të bindeshin më lehtë, po të mos kishin një ndikim të madh nga Beogradi. Tani për Beogradin duhet të punojmë me partnerët tanë strategjik dhe do të ishte më e lehtë”, tha Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat