Sejdiu: Prishtina po ndryshon

Kosova

Sejdiu: Prishtina po ndryshon

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 07:53

Një hapësirë jo e vogël mbrapa banesave në lagjen “Dardania”, për më shumë se një dekadë për banorët që jetojnë aty përreth ka shërbyer si “depo” për hedhjen e mbeturinave. Ndërkaq, disa shtëpi të djegura që nga koha e luftës që gjenden aty pranë, kanë qenë vendtakim për narkomanët e kryeqytetit.

Mirëpo, tash e disa muaj hapësira në fjalë ka marrë pamje krejtësisht tjetër. Shtëpitë e shkatërruara janë rrafshuar me tokë. Ndërkaq, hapësira që dikur ishte e mbushur me baltë e mbeturina, tash është shndërruar në park të mbushur me lule e pemë dekorative.

“Ky projekt ka një vlerë prej 90 mijë eurove.

Qëllimi i këtij projekti është funksionalizimi i hapësirave publike, krijimi i hapësirave rekreative, e cila e bën këtë lagje edhe më të sigurt, ngase kjo hapësirë si dhe shumë të tjera, kanë qenë të patrajtuara më parë”, thotë në një intervistë për gazetën “Zëri” nënkryetari i Komunës, Dardan Sejdiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat