Ambasadori holandez vazhdon t'i mbush gropat e Prishtinës (Foto)

Kosova

Ambasadori holandez vazhdon t'i mbush gropat e Prishtinës (Foto)

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 19:39

Ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, përsëri ka marrë iniciativë për t’i mbushur gropat e kryeqytetit të lëna pas dore nga Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga kryetari Shpend Ahmeti.

Boch para disa minutave është parë në rrugën "Isa Kastrati", afër shkollës fillore "Iliria", në Breg të Diellit.

Një iniciativë të ngjashme ambasada Holandeze në Prishtinë e kishte marrë kohë më parë, kur ambasadori Bosch bashkë me stafin e kësaj ambasade kishin mbushur gropat me rërë në afërsi të ambasadës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat