Engel viziton nxënësit e “Korpusit të Paqes”

Kosova

Engel viziton nxënësit e “Korpusit të Paqes”

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 17:20

Ai për pak kohë ka qëndruar në ambientet e Shkollës së Mesme të Ulët "Gjon Serreçi", me ç'rast ka takuar disa nxënës të kësaj shkolle, të cilët janë përfshirë në projektin e mësimit të gjuhës angleze, mësim këtë që tash e një vjet po e mban me sukses mësimdhënësja amerikane Vera Greene, në kuadër të fondacionit "Peace Corps" (Korpusi e Paqes) që drejtohet nga Engel.

Drejtori i kësaj shkolle, Milazim Dërguti, e ka falënderuar kongresmenin Engel për kontributin që ka dhënë për çështjen e Kosovës, ndërsa e ka vlerësuar edhe projektin duke thënë se ai i ka përmbushur parashikimet.

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa ka shprehur kënaqësinë e tij që i është dhënë mundësia ta takojë këtë njeri që bëri shumë për Kosovën në rrugëtimin e saj për demokraci e pavarësi, duke vënë në spikamë kontributin e tij dhe të presidentit Rugova.

"Unë atëherë kur kam dëgjuar dhe lexuar për ju, asnjëherë nuk e kam ditur se një ditë do të kemë kënaqësinë e rrallë të takohem me ju", ka theksuar Svarqa, ndërsa ka thënë se "Korpusi i Paqes" kë gjetur përkrahjen këtu dhe se sukseset për rediten bashkarisht.

"Ferizaj dhe Kosova do të jenë përjetësisht falënderues dhe mirënjohës për kontributin tuaj dhe SHBA-ve", ka thënë Svarqa.

Në anën tjetër kongresmeni Engel ka thënë se ndjehet i lumtur që gjendet në këtë ambient shkollor dhe po përkrah "Korpusin e Paqes".

"Unë kam qenë një djalosh i ri, kur presidenti John Cenedi e ka themeluar këtë agjencion, dhe gjithmonë e kam përkrahur këtë agjencion dhe kam pasur dëshirë të vijë në Kosovë dhe ta përkrah edhe më tej. Lidhjet mes qytetarëve të Kosovës dhe Amerikës janë shumë të forta dhe ka qenë kënaqësia ime që kam kontribuar gjatë karrierës sime që këto lidhje t'i bëj edhe më forta. Shumë vite më parë kam thà «në se Kosova do të jetë një vend i lirë dhe i pavarur dhe ajo ishte atëherë vetëm një ëndërr, por sot jam i gëzuar që kjo ëndërr është bërë e vërtetë", ka thënë Eliot Engel, duke shprehur besimin se bashkëpunimi me popullin e Kosovës do të vazhdojë edhe më tej.

Kreu i Ferizajt Svarqa më pas i ka dhuruar kongresmenit amerikan një punim gravure të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat