Ferizaj që nga nesër punojnë dy orë më shumë

Kosova

Ferizaj që nga nesër punojnë dy orë më shumë

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 17:03

Komuna e Ferizajt, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për pritjen e bashkatdhetarëve tanë. Pikërisht për këtë qëllim nga dita e nesërme, administrata komunale përkatësisht sektori i gjendjes civile dhe zyra pritëse do të punojnë më orare të zgjatur deri në orën 18:00.

Sipas zëdhënësit të komunës së Ferizajt, Naim Ferati e gjithë kjo po bëhet vetëm e vetëm që bashkatdhetarët tanë, të kenë shërbime më të lehta dhe shumë efikase.

“Komuna jonë ka zgjatur orarin e punës në sektorin e gjendjes civile, në sektorin e shërbimeve të përbashkëta apo zyrën pritëse ku do të punohet deri në orën 18;00 gjatë ditëve të punës, ndërkaq të shtunave nga ora 08:00 deri në ora 12:00, ku qytetarët do të kenë mundësi të pajisen me dokumentet e nevojshëm të cilat ata i kërkojnë”, ka thënë Ferati.

Për pritjen e mërgimtareve gjithashtu është angazhuar edhe sektorët tjera, siç është drejtoria e kulturës e cila ka hartuar edhe një projekt me aktivitete kulturore dhe sportive.

“Gjatë kohës që janë në pushim ata mund të përcjellin edhe aktivitete kulturore, por edhe sportive në Ferizaj. Gjatë këtyre ditëve do të ketë koloni art istike të përgatitur nga artistët e shoqatës së artisteve ‘Zef Kolombi’, do të ketë edhe aktivitete të tjera si koncert në sheshin e qytetit, shfaqje teatrore dhe aktivitete të shumta”, tha Ferati.

Zëdhënësi i komunës së Ferizajt, ka thënë se për çdo vërejtje eventuale që mund të kenë bashkatdhetarët, ata këtë mund ta bëjnë edhe përmes postës elektronike dhe rrjeteve sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat