Sektori i gjendjes civile me shërbime sa më afër qytetarëve

Kosova

Sektori i gjendjes civile me shërbime sa më afër qytetarëve

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 16:51

Këto ditë ka filluar punën Zyra Civile në fshatin Zhabar të Mitrovicës, e cila është mirëpritur nga banorët e kësaj ane.
Drejtori i Administratës, Abdullah Bejtullahu, tha se kjo zyre do të kryej shërbime jo vetëm banorët e Zhabarit, por edhe për banorët e Shipolit, Vërnicës, Lushtës, Broboniqit dhe Koshtovës.
“Hapja e kësaj zyre është një lehtësim i madh për banorët e lagjeve dhe fshatrave të kësaj ane, të cilët tash e tutje nuk kanë nevojë që për dokumente të gjendjes civile të vijnë në komunë, por në anën tjetër është lehtësim edhe i punës së vet Sektorit të gjendjes civile në qytet, sepse banorët e kësaj ane nuk do të jenë më barrë e qendrës”, tha Bejtullahu.

Ndryshe, zyra civile është vendosur në ish objektin e Shkollës Profesionale, meqë kjo e fundit është transferuar në objekt të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat