​Demolli: Ndihma e Gardës së Ajovës për FAK-un e dobishme

Kosova

​Demolli: Ndihma e Gardës së Ajovës për FAK-un e dobishme

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 16:43

Ministri i FSK-së Haki Demolli ka pritur në një takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA) gjeneralin Timothy Orr.

Ministri Demolli falënderoi komandantin Orr, për kontributin e madh që ka dhënë SHBA-ja për Kosovën, dhe veçanërisht shteti i Ajovës përmes programit të‘Partneritetit për Paqe’. Marrëveshja e bashkëpunimit përmes programit të ‘Partneritetit për Paqe’, ka vetëm një përfitues e ai është Kosova, konkretisht FSK.

Demolli e vlerësoi lart bashkëpunimin e mirë dhe shumë intensiv në mes të GKA dhe FSK-së, në fushat e posaçme si; trajnime, shkollim, donacion, programe të posaçme dhe këshillime. Po ashtu edhe në fazën e transformimit të FSK-së në FAK, ndihma e Gardës Kombëtare të Ajovës është shumë e dobishme.

Komandanti Orr nga ana e tij, u shpreh se ndjehet shumë krenar me marrëveshjen e bashkëpunimit të ‘Partneritetit pà «r Paqe’ mes Gardës Kombëtare të Ajovës dhe FSK-së, dhe këtë bashkëpunim e vlerëson prej partneriteteve më të suksesshme.

Ai tha së është i kënaqur me punë dhe përparimet që ka arritur FSK-ja, duke premtuar se ndihma e Gardës Kombëtare të Ajovës nuk do të mungojë asnjëherë për FSK dhe Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat