Opozita i tërheq vërejtjen Qeverisë; Riprocedimi i amendamentit për Gjykatën Speciale përmbys rendin demokratik

Kosova

Opozita i tërheq vërejtjen Qeverisë; Riprocedimi i amendamentit për Gjykatën Speciale përmbys rendin demokratik

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 16:14

Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Famir Limaj kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, të martën, me anë të së cilës kundërshtojnë çdo mënyrë të riprocedimit në Kuvend të amendamenteve Kushtetuese për Gjykatën Speciale.

"Çdo tentativë për ta përmbysur këtë vendim të deputetëve të Kuvendit të Republikës të shprehur lirshëm me votë të lirë, gjoja në emër të procedurave, është tendencë për ta përmbysur rendin institucional dhe demokratik në vend", kështu pretendojnë liderët i tri partive opozitare në vend.

DEKLARATË E PËRBASHKËT E TRI SUBJEKTEVE OPOZITARE, Lëvizja VETËVENDOSJE!, AAK DHE NISMA:

Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për refuzimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, i datës, 26 qershor 2015 është përfundimtar dhe i pakthyeshëm. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet t’i nënshtrohet këtij vendimi.

Çdo tentativë për ta përmbysur këtë vendim të deputetëve të Kuvendit të Republikës të shprehur lirshëm me votë të lirë, gjoja në emër të procedurave, është tendencë për ta përmbysur rendin institucional dhe demokratik në vend.

Gjithashtu, i thërrasim të gjithë akterët të përfshirë në këtë proces, qofshin “për” apo “kundër”, ta respektojnë vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Visar Ymeri - Lëvizja VETËVENDOSJE!

Ramush Haradinaj - AAK

Fatmir Limaj - NISMA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat