Kosova më së shumti shet në Indi dhe blen në Serbi

Kosova

Kosova më së shumti shet në Indi dhe blen në Serbi

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 16:11

Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin maj të këtij viti, ku thuhet se ka një deficit tregtar më të lartë prej 210,3 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ku deficiti ishte 205,0 milionë euro. Ndërsa, eksporti mbulon importin me 11.5%.

Sipas ASK-së, eksporti i mallrave në muajin maj kishte vlerën 27,3 milionë euro, ndërsa importi 237,7 milionë euro, dhe duke krahasuar periudhën e njëjtë të vitit 2014, vërehet një rritje prej 15.4% për eksport, si dhe 3.9% për import.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 59.7% të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 8.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.1% produktet minerale; 3.0% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 2.5% produktet bimore; 2.4% lëkura dhe artikujt prej saj, etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17.4% të importit e përbëjnë produktet minerale; 12.3% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.3% produktet e industrisë kimike; 10.3% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.9% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 6.4% pl astika, goma dhe artikuj prej tyre; 5.8% produktet bimore; 5.4% mjetet e transportit, etj. Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e BE-së,të cilat marrin pjesë me 35.5% për eksport dhe 40.8% për import. Ndërsa, vendet e CEFTA-s marrin pjesë me 37.7% për eksport dhe 30.3% për import”, thuhet në komunikatë.

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në Indi (15.0%), Shqipëri (13.9%), Maqedoni (13.0%),Belgjikë (11.2%), Itali (7.4%), Serbi (5.9%), Mal të Zi (3.5), etj. Ndërsa,përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (13.9%), Gjermania (10.2%), Turqia (10.2),Italia (8.6%), Shqipëria (8.2%), Kina (7.6%), Maqedonia (5.1%), etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat