​Kosova dhe Gjermania nënshkruan marrëveshjen për çështje penale

Kosova

​Kosova dhe Gjermania nënshkruan marrëveshjen për çështje penale

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 10:58

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, ka takuar sot homologun e tij gjerman, ministrin e Drejtësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Heiko Mass.

Ministri Kuçi është shprehur falënderues ndaj Republikës Federale të Gjermanisë, për kontributin dhe qasjen e saj ndaj rajonit të Ballkanit dhe Republikës së Kosovës. Ministri Kuçi është shprehur i përkushtuar që marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve në të ardhmen të thellohen edhe më shumë.

Ministri Kuçi dhe Ministri Mass, formalizuan nënshkrimin e marrëveshjes model për bashkëpunim juridik për çështje penale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë. Në fund të këtij takimi, Heiko Mass, pranoi ftesën e ministrit Kuçi, që në një të ardhme të afërt ta vizitoj Republikën e Kosovës.

Me marrëveshjen e formalizuar, palët marrin përsipër ofrimin e ndihmës së ndërsjellë juridike në procedurat penale të cilat janë duke u zhvilluar para organeve gjyqësore të vendeve nënshkruese të kësaj Marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat