Kush po bënë ndasi kombëtare me shpikjen e identitetit “kosovar”?

Kosova

Kush po bënë ndasi kombëtare me shpikjen e identitetit “kosovar”?

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 30 qershor 2015 Në ora: 09:55

Politika shqiptare është politikë servile, është politikë vasale, kurse politikanët tanë janë dështak dhe vasal edhe në momentet më vendimtare për kombin dhe ardhmërinë e tij, thekson sociologu Agim Curri.

“Pra, o Ju "politikanë" shqiptar, Ju që po e fundosni vendin tuaj në një humnerë të pa kapërcyeshme, Ju që po ngani pas pasurisë personale, familjare, apo partiake; Ju që po punoni për pushtet, e jo për shtet, mos harroni së ky popull i manipuluar dhe i shantazhuar nga Ju nuk do të duroj deri në pa kufi, nuk do i mbyllë sytë para këtij rreziku për shqiptarët dhe kombin e tyre. Ky popull nuk do të pajtohet përgjithmonë me këto pa drejtësi që po i bëhen, si nga politika e Juaj, poashtu edhe nga politika anti-demokratike dhe anti-shqiptare e Brukselit. Ky popull e din mirë, së këtë komb dhe këtë atdhe të tyre nuk mund ta dojë i huaji më shumë së ky vetë. Një gjë duhet ta kenë të qartë, si politikanët tanë, ashtu edhe ata të huajtë, së zemrimi dhe revolta e këtij populli, dikur nuk do i njohë kërcënimet, do ta mposhti frikën; por kur është në pyetje rreziku i lirisë së vetë për të cilën derdhi aq shumë gjak; atëherë ky popull do të jetë shumë i rrezikshëm dhe i ashpër dhe nuk do ta durojë tradhtinë që po i bëhet. Prandaj, kujdes o Ju "politikanë” shqiptarë”, shprehet Curri për gazetën “Bota sot”.

Ai thekson se, këta politikanët i kanë vetëm dy alternativa përpara: Ose mbështeteni (siç jeni duke e bërë) politikën anti-demokratike dhe anti-shqiptare të Brukselit; Ose luftojeni këtë sundim të huajin, i cili kryekëput është kundër interesit madhor shqiptarë dhe është kundër bashkimit tonë kombëtar.

“Duke e analizuar situatën tonë politike, pa shmangshëm me paraqitën këto pyetje: A jemi të pavarur? A jemi sovran në shtetin tonë? Dhe, a kemi integritet territorial?, pyet ai, duke shtuar se këto janë pyetje të cilat kërkojnë përgjigje të mençura dhe të guximshme dhe jo emocionale. Këtyre pyetjeve mund të u përgjigjen vetëm ata të cilët frymojnë, mendojnë dhe veprojnë kombëtarisht.

“Përgjigja ime është: Si mund të jemi të pavarur kur de facto dhe de jure me vendin tonë udhëheqin UNMIK-u, EULEX-i si dhe Ambasadat e huaja të akredituara në Kosovë. Sot në Kosovë janë të instaluar: Pushteti i EULEX-it që vlen vetëm për shqiptarët; Pushteti i UNMIK-ut që vlen edhe për shqiptarët, edhe për serbët e Veriut dhe të enklavave; dhe Pushteti i qeverisë së Kosovës i cili është vasal i dy pushteteve të para.
Si mund të jesh sovran kur shteti i huaj, në këtë rast, Serbia, organizon zgjedhjet e veta në territorin e Kosovës;
Si mund të kesh integritet territorial kur qeveria e Kosovës nuk e kontrollon një të tretën e territorit të vetë; kur në territorin e saj hyjnë dhe dalin edhe ata që nuk e njohin dhe nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës (fjala është për qeveritarët serbë të Serbisë).
Prandaj lirisht mund të themi së atë që Serbia nuk arriti ta bëjë as më aparatin e saj policoro-ushtarak, sot ajo po ia arrijnë ta bëjë përmes diplomacisë së saj, të përkrahur dhe të ndihmuar edhe nga Brukseli, por edhe nga këta "politikanët" shqipfolësa”, thekson Curri.

Ai pohon se, fill pas shpalljes së (pa)varësisë së Kosovës "politikbërsit" shqiptarë dhe një numër i konsideruar i mjeteve të informimit të shkruara dhe ato elektronike (e më e zëshmja ndër to është RTK-ja) kanë filluar të bëjnë një fushat shumë të egër dhe tendencioze karshi identitetit tonë kombëtar, duke shpikur dhe duka na imponuar identitetin hibrid "kosovar".

“Kësaj valleje të rrezikshme po u prijnë disa të vetëquajtur analist, apo opinionist, disa sharlatan shqipfolësa, dhe në mesin e tyre janë zotërinjtë N. Spahiu, B. Haxhiu, H. Matoshi, M. Këlmendi dhe shumë sish. Qëllimi i tyre është që të bëjnë ndasi kombëtare në mes vëllezërve të një gjaku, respektivisht, në mes shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë. Mirëpo, kësaj radhe, populli shqiptarë nga të gjitha trojet autoktone-etnike apelon të të gjitha subjektet politike shqiptare, të të gjitha Lëvizjet politike shqiptare, të të gjitha Organizatat politike dhe ato jo qeveritare që të ulën në një Kuvend të përbashkët gjithëkombëtar për ta ndërtuar një strategji të përbashkët kombëtare, e cila si pikëmbështetje do ta kishte Programin e Lidhjes së Prizrenit (1878) e që do t'i obligonte subjektet politike dhe jopolitike, Shoqërinë e mirëfilltë civile, të dyja Akademitë shqiptare të Shkencave, që të veprojnë me përgjegjësi, ndershmëri, me vetëdije të lartë kombëtare dhe me një guxim qytetar për t'i dalur zot Atdheut dhe Kombit shqiptar i cili sot po rrezikohet nga të gjitha anët nga politikat anti-shqiptare dhe anti-demokratike karshi bashkimit tonë kombëtar”, thekson Curri.

Ai pohon se, shqiptarizma sot po i fton të gjithë shqiptarët pa dallime partiake, krahinore dhe fetare që të rirreshtohen përkrah Flamurit tonë kombëtar dhe të i dalin zot këtij Atdheu dhe këtij Kombi.
Këtë shkrim ai e përfundojë me një thënje të Lordit anglez - BAJRONIT i cili për Shqipërinë thoshte: "Nuk ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë"!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat