Rahoveci fillon spërkatjen kundër rriqrave

Kosova

Rahoveci fillon spërkatjen kundër rriqrave

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 09:49

Për të parandaluar pickimet e mundshme të qytetareve nga rriqrat, komuna e Rahovecit, ka filluar fushatën e spërkatjes së zonave të ndryshme endemike në gjithë komunën e Rahovecit kundër rriqrave.

Sipas, Munib Durgutit, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Rahovecit, deri më tani ka pasur disa raste të pickimit nga rriqrat, por jo raste të renda, ku kryesisht kanë qenë pickime të lehta dhe pa pasur nevojë për ndonjë tretman të më tutjeshëm.

“Fushata e cila ka filluar nga data 28 qershor do të zgjatë 10 ditë, ku do të spërkatën 33 fshatra duke e përfshi edhe qytetin e Rahovecit, fillimisht është spërkatur pika turistike “Maja e Shkodranit” e me pasjanë spërkatur fshatrat Zatriq, Drenoc, Senoc dhe në Pastasellë, në ditët në vazhdim do të bëhet spërkatja edhe e fshatrave të tjera”, thuhet në një komunikatë të Komunës së Rahohecit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat