Opozita kërkon një gjykatë vendore për krime lufte

Kosova

Opozita kërkon një gjykatë vendore për krime lufte

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 07:33

Partitë opozitare parlamentare, lëvizja Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma, kanë propozuar krijimin e një gjykate vendore, e cila do të merrej me krimet e luftës.

Përfaqësuesit e opozitës, Ramush Haradinaj, Albulena Haxhiu dhe Bilall Sherifi kanë thënë se kjo gjykatë nuk do të jetë selektive, por do t’i trajtojë të gjitha krimet, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend për të gjitha viktimat, pa dallime.

Sipas tyre, me krijimin e kësaj gjykate Kosova do të fillojë një epokë të re në zhvillimin e sistemit juridik dhe marrjen e përgjegjësive si shtet sovran dhe i pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat